Realizuar në vitin 2013, teknologjia Boost nga adidas, solli
revolucionin më të rëndësishëm në industrinë e atleteve sportive. Ndërsa
kompanitë e tjera i qëndruan besnik shollës EVA, ishte adidas marka që bëri
diferencën. ‘Sa më shumë energji të jepni, aq më shumë energji do merrni
mbrapsht’ - ishte slogani i shollës Boost, dhe nuk kaloi shumë kohë deri në
momentin që ky slogan të bëhej i prekshëm nga të gjithë. Në vitin 2014, atleti
Dennis Kipruto Kimetto fitoi vendin e parë në maratonën botërore të vrapit të
zhvilluar në Berlin, nën suportin e pakrahasueshëm të shollës Boost, një provë
e vërtetë mbi performancën e lartë të teknologjisë më të re.
Sot, adidas vazhdon të surprizojë duke sjellë versione më të
avancuara të modelit.
Dizenjur për ti dhuruar vrapuesëve maksimumin e kthimit të
energjisë gjatë vrapimit, Ultraboost 22 është fjala e fundit e teknologjisë në
botën e sportit.
Në këtë realizim adidas është fokusuar të sjellë një siluetë
të përmirësuar, duke krijuar një model që përshtatet 360 ° me anatominë e
këmbës së femrave. Ultraboost 22 sjell
inovacion si rezultat i studimeve bazuar në analizat e 1.2 milion skanimeve të
këmbëve të femrave.
Versioni i ri ofron 4% më shumë kthim energjie
krahasuar me Ultraboost 21.
Pjesa e sipërme PRIMEKNIT është shumë ekzakte,
shumë e lehtë dhe ofron suport maksimal gjatë përshkimit të distancave të
largëta dhe devijimeve ne fushën e vrapimit.
Përveç kësaj, një tjetër inovacion që shoqëron modelin
ULTRABOOST 22 është teknologjia LEP Torsion. Versioni i rimodeluar i
teknologjisë Torsion të aplikuar në gjeneratat e mëparshme ofron më shumë
fleksibilitet duke i bërë hapat e atletit të pagabueshëm.
Duke mos u mjaftuar vetëm me inovacionin në performancë,
përmes realizimit të ULTRABOOST 22, adidas vazhdon të lërë gjurmët e saj në
nismën globale drejt një planeti më të shëndetshëm. Materiali i përdorur në
pjesën e sipërme është krijuar nga të paktën 50% plastikë e ricikluar e
mbledhur nga oqeanet dhe komunitetet e largëta bregdetare, duke reduktuar
kështu mbetjet e dëmshme në planetin tonë.
adidas ka besuar gjithmonë se përmes sportit, kemi fuqinë të
ndryshojmë jetë, dhe ULTRABOOST 22 tregon pikërisht angazhimin e markës për të
sjellë energji dhe për ti nxitur njerëzit të ndërmarrin nisma pozitive drejt
një stili jetese më të shëndetshëm.
Duke krijuar ULTRABOOST 22, adidas ka krijuar
atleten më të mirë të vrapit të veshur ndonjëherë.
© BalkanSport Të gjitha të drejtat e rezervuara