• Facebook Social Icon
  • Twitter Social Icon
  • Pinterest Social Icon

Contact Us

Rruga Gjergj Legisi, ish NUB, Laprake, Tirane.

info@balkansport.al

  • Facebook Social Icon
  • instagram

Nëse sporti është pasioni juaj dhe stili dëshira juaj, atëherë “The Athlete’s Foot”  është ajo çka ju duhet.

Dyqanet The Athlete’s Foot janë krijuar për ftuar njerëzit në dyqan dhe për të përjetuar eksperiencën tradicionale të blerjes, atë para epokës dixhitale.

Klientët e The Athlete’s Foot janë aktivë, të orientuar drejt dixhitalizimit, globalizimit dhe mbi të githa drejt  trendeve të fundit të modës. Kjo harmonizohet me mjedisin e krijuar në dyqane dhe shërbimin e ofruar nga stafi I cili prezanton pasionin dhe informacionin për produktet.

Dyqanet The Athlete’s Foot përfaqësojnë klasiken të ndërthurur me modernen.

Dyqanet

Ndjesi klasike, pamje moderne

Sport dhe stil

Ndiq pasionin, jeto stilin

The Athlete’s Foot i pranishëm në 30 shtete në mbarë botën është dyqani që ndërthur sportin dhe stilin . Këtu mund të gjeni markat më të njohura sportive sepse The Athlete’s Foot dëshiron ti bëjë klientet e tij atletët e pasionit të tyre dhe të shtoj stil në lojën e tyre.

Nëse doni të vraponi në rrugët e qytetit, të lëvizni nëpër qendrën tregtare apo të qëndroni në vendet më të këndshme të qytetit,

The Athlete’s Foot është vendi ku ju mund të gjeni modelin më të përshtatshëm të atleteve, dhe për të plotësuar pamjen tuaj këtu nuk mungojnë as veshjet më në trend të momentit.

Historia

Një kompani, hapa të mëdhenj

Në 1971 Robert dhe David Lando hapën dyqanin e parë The Athlete’s Foot në Pittsburgh, Pennsylvania, duke e bërë kështu dyqanin e parë të llojit të tij në Shtetet e Bashkuara. Më vonë u bë franchisor I pare për atlete me 200 dyqane deri në vitin 1978. Po në këtë vit, zinxhiri I këtyre dyqaneve u zgjerua me dyqanin në Adelaide , Australi duke u bërë kështu rrjet dyqanesh ndërkombëtar.

Një lider në botë

Sot The Athlete’s Foot ende njihet si një ndër liderët në botën e atleteve. Ai vazhdon trashëgiminë dhe ruan të njëjtin përkushtim dhe shërbim ndaj klientëve të tij. Në 2012 u bë pjesë e INTERSPORT International Corp. (IIC), me qendër në Zvicër. The Athlete’s Foot vazhdon të rritet dhe zgjerojë rrjetin e dyqaneve duke hapur disa dyqane në shtete të ndryshme cdo vit. Duke u rritur ai vazhdon të frymëzoje njerëzit kudo të perqafojne sportin me stil.

Tek ne ju mund të gjeni markat më të njohura si :

Markat 

‚Äč