Në bashkëpunim me Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor, adidas e
ka dërguar inovacionin e përdorur për krijimin e atleteve të performancës së
lartë, në një nivel krejtësisht të ri. Ultra Boost 20 përdor një teknologji të
inspiruar nga udhëtimi në hapësirë. Një atlete në nivelin e shkencës moderne!
Përvec se atletja më e mirë e vrapit e krijuar ndonjëherë,
Ultra Boost solli revolucion me rëndësi kulturore në botën sportive.
Një kthim i jashtëzsakonshëm
i energjisë: Sa më shumë energji të jepni, aq më shumë do të merrni.
Duke qenë në një partneritet zyrtar me Laboratorin Kombëtar
të Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar, adidas po synon të eksplorojë të ardhmen e
performancës sportive. Boost, shkuma ikonike adidas e paraqitur në Ultraboost
20, së shpejti do të dërgohet në mostra për t'u studiuar nga shkencëtarët në
mikrogravitetin e Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor. Qëllimi është të përdorin
zbulimet e tyre për të përmirësuar teknologjinë Boost!
Primeknit: e
rimodeluar për komfort.
Ultra Boost 20 është versioni më i mirë i Ultraboost deri më sot dhe përfaqëson orë të panumërta
të kërkimit dhe testimit. Ky update përqendrohet në pjesën e sipërme, ndërsa
ruan shollën fantastike dhe sipërfaqen e jashtme nga Ultra Boost 19. Pjesa e
sipërme e Primeknit është azhurnuar duke integruar teknologjinë inovative
‘Tailored Fiber Placement’. Kjo teknikë shtron fibrat në mënyrë të rregullt,
duke rezultuar në një sipërfaqe të lehtë, me cilësi të lartë. Dizajni si corape është tejet frymëmarrës per këmbën tuaj, duke ju dhënë fleksibilitet dhe suport
në momentet qe ju nevojitet më shumë. Këmba juaj tani është më e sigurt, duke
ju dhënë kontroll më të plotë dhe ju duke ju lejuar të përjetoni plotësisht
përfitimet e Boost cushioning. Në pjesën e pasme dizajni ndjek konturet e
thembrës për të siguruar suport dhe mbrojtje të thembrës së Akilit.
Teknologjia Torsion.
Teknologjia Torsion është e integruar në brendësi të shollës
Boost dhe ofron stabilitet sa herë vrapuesi shkel në tokë. Sepse një atlete
vrapi duhet t’ju shtyjë gjithmonë përpara, apo jo?
© BalkanSport Të gjitha të drejtat e rezervuara