Përgjatë datave 22, 23 dhe 24 Qershor, Bashkia e Tiranës
organizoi eventin ‘Tirana Fit Fest’ në sheshin “Italia”, ose ndryshe, sheshi
përpara stadiumit.
Ky aktivitet konsistoi në një panair të palestrave më të
mëdha të kryeqytetit, ku cdo ditë palestrat kishin hapësirë të performonin ushtrime
të ndryshme.
Ky ishte viti i dytë rradhazi që organizohej një aktivitet i
kësaj forme dhe suksesi ishte i padiskutueshëm. Atmosfera e kriijuar bëri bashkë
profesionistë, njerëz të apasionuar pas sportit dhe mundësi pafund zgjedhje në
veshjet dhe pajisjet e duhura për palestër.
Bakan Sport ishte kompania e vetme sportive që mori pjesë në
këtë event, përfaqësuar nga marka e saj ekskluzive adidas, dhe dy multibrand-et sportiv,
INTERSPORT dhe The Athlete’s Foot, duke krijuar një atmosferë akoma më
energjike.
Promovimi i jetës së shëndetshme përmes sportit dhe
aktivitetit fizik qëndron në bazat e vlerave të kompanisë tonë dhe aktivitet të
ngjashme do t’i kemi gjithmonë në fokus.
Ku ka sport është
Balkan Sport.
© BalkanSport Të gjitha të drejtat e rezervuara