Pavarësisht nëse jeni në fushën e lojës apo në
vendin tuaj të punës, ndërtimi i marrëdhënieve të forta në skuadër bën dallimin midis fitores dhe humbjes.
Një marrëdhënie e fortë
dhe një ndërveprim i vazhdueshëm janë element thelbësor për arritjen e
suksesit, pak a shumë në të gjitha aspektet e jetës. Cdo individ që bën pjesë në
një skuadër ka impaktin e vet në punën drejtë arritjes së qëllimit, dhe nëse këta
individë nuk arrijnë të bashkëveprojnë, ky qëllim do të jetë përgjithmonë i pa arritshëm.
Më poshtë do të gjeni 4 këshilla nga adidas që do t’ju ndihmojnë të nxisni bashkëpunimin dhe të arrini majat e suksesit së bashku me skuadrën tuaj.
1. Respekti është gjithmonë baza
Njësoj si me partnerin e jetës, marrëdhënia me partnerët në biznes duhet të ketë baza të forta respekti. Ky respekt, natyrisht, duhet të jetë i ndërsjelltë. Një individ mosrespektues që vazhdimisht sfidon pjesën tjetër të skuadrës mund ti shkaktojë asaj dëme të mëdha. Në mënyrë të ngjashme, një lider që abuzon me pozitën e tij mund të ndikojë negativisht në mëndësinë e ekipit duke cuar në demotivim dhe përçarje. Nëse nuk ka respekt, do të jetë shumë e vështirë të ndiqen hapat e ardhshëm.
2. Komunikimi i mban marrëdhëniet të shëndetshme
Historia e gjatë e adidas në botën e modës sportive dhe pozicioni i saj si lider, kanë treguar se punët vështirësohen kur komunikimi në ekip nuk është ai i duhuri. Këqkuptimet ndodhin dhe detajet humbasin. Automatikisht gabime të rënda ndodhin që më pas e çojnë ekipin drejtë humbjes.
3. Feedback-u jep motivim
Feedback-u duhet të jetë më shumë sesa t’i thuash një lojtari që po bën diçka të gabuar. Ndërsa kjo është një pjesë e trajnimit dhe përmirësimit, në skuadër gjithashtu nevojiten reagime pozitive. Fitorja natyrisht është motivi përfundimtar për cdo indivit, por shpesh herë trofeu mund të ndihet sikur është shumë larg, dhe pikërisht këtu ndjehet nevoja e motivimit dhe feedback-ut pozitiv. Festimi i arritjeve të vogla është gjithashtu një element motivues drejtë arritjeve më të mëdha.
4. Rëndësia e një hierarkie
Ekziston një hierarki
dhe ne të gjithë e dimë. Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë që një person është më
i mirë se të tjerët. Hierarkia lejon që të ekzistojë rendi. Zhvillimi i një
kulture të shëndetshme brenda ekipit do t'ju ndihmojë të keni punëtor më
besnikë, të cilët mund të kalojnë gjithë karrierën e tyre me ju nëse i trajtoni
mirë. Përcaktimi i kësaj hierarkie është tepër e rëndësishme kur ndërtoni
ekipin tuaj.
Ne, në Balkan Sport, punojmë
çdo ditë me pasion. Vlerësojmë punëtorët si burimi ynë më i rëndësishëm dhe
punojmë së bashku drejtë arritjeve të mëdha.
Sepse forca e një ekipi
mund të arrijë gjëra të paimagjinueshme.
© BalkanSport Të gjitha të drejtat e rezervuara