adidas është përfshirë në mënyrë aktive në mbrojtjen e
mjedisit prej shumë vitesh. Fusha kryesore e kontributit të markës ka qenë në
luftën kundër ndotjes plastike. Një nga fushatat e saj më të mëdha konsiston në
eliminimin e sa më shumë materialeve jo të riciklueshme nga zinxhiri i
prodhimit.
Shumica e plastikës që hedhim përfundon në oqeane, për
tu përhapur më pas në çdo cep të globit. Plastikat hyjnë në zinxhirin ushqimor,
vrasin jetën detare, shkatërrojnë mjediset dhe madje ndikojnë në klimën globale.
adidas po bashkëpunon me Parley në luftën e përbashkët
kundër ndotjes plastike që po pushton oqeanet tona. Projekti ka si qëllim
mbledhjen e plehrave plastike nga plazhet e largëta dhe komunitetet bregdetare
si lëndë e parë dhe përdorimin e tyre për prodhimin e një game të gjerë
veshjesh sportive.
Një nga produktet më të suksesshme nga ky bashkëpunim është
pa dyshim versioni ekologjik i atletes Ultraboost. Çdo pjesë e atletes është e
përbërë nga 11 shishe plastike të mbledhura nga oqeani. Mbetjet përpunohen në
fije, të cilat me pas shndërrohen në një pjesë të sipërme Primeknit.
Përveç një mjedisi të pastër, rezultati i këtij proçesi
është gjithashtu një këpucë e shkëlqyeshme premium, e dizejnuar të dyfishoj
performancën e atletëve.
“Nëpërmjet bashkëpunimit tonë me Parley, ne duam të
frymëzojmë dhe mobilizojmë një gjeneratë të tërë për të ndryshuar të ardhmen e
planetit.“
Detaje në dukje të vogla, por që në realitet kanë një impakt
shumë të madh në planetin tonë. Së bashku, përmes sportit dhe dashurisë për
natyrën, ne kemi fuqinë të bëjmë ndryshime të paimagjinueshme.
© BalkanSport Të gjitha të drejtat e rezervuara