Kultura adidas ka marrë formë nga besimi i saj thelbësor
“Nëpërmjet sportit, ne kemi fuqinë të ndryshojmë jetë”, si dhe nga stafi i saj
të cilët adidas i kosideron çelës të suksesit.
Çfarë e bënë një ekip fitimtar – 3C-të
adidas është bërë një lider botëror mbi bazat e forta të
kulturës së fitores, por që të fitosh nuk mjafton vetëm fuqi fizike. Njësoj si
atletët, ekipet kanë nevojë për fuqi mendore në lojën e tyre. adidas nxit
mentalitetin e atletit përmes një sërë sjelljesh që janë në thelb të kulturës
unike të kompanisë – 3C:
· Confidence
Besimi ne vetvete lejon atletët të marrin vendime të shpejta
në fushë për të arritur synimet e tyre. Për adidas, vetbesim do të thotë të
pranosh që nuk i di te gjitha përgjigjet dhe të jesh i gatshëm të ndermarrësh
risqe dhe të provosh gjëra të reja. Dështimi është pjesë e të mësuarit dhe
ndihmon në përmirësim.
· Collaboration
Çdo atlet elitar mbështetet te partnerët e tij: trajnerët,
shokët e ekipit dhe dietologët. Së bashku mund të arrijmë të pamundurën. Të
fitosh si ekip do të thotë të dialogosh në mënyrë të hapur, të ketë
gjithëpërfshirje dhe besim në aftësitë e njëri-tjetrit.
· Creativity
Të qënurit kompania më e madhe sportive në botë kërkon
kreativitet. Asnjë atlet i madhë nuk e arrin suksesin duke kopjuar strategjitë
e paraardhësve. adidas është i hapur për ide të reja dhe eksplorim të të gjitha
mundësive, me qëllim zbulimin e avantazheve konkurruese.
Të jesh lider është një privilegj që vjen me përgjegjësi. adidas
e di që performanca, mirëqenia dhe njohuria e punojësve kanë një ndikim të
rëndësishëm në imazhin e markës, kënaqësinë e konsumatorit dhe në fund,
performancën financiare të vetë kompanisë.
adidas na jep mesazhin se bota ka nevojë për udheheqës të
shkëlqyeshëm të cilët vazhdimisht zhvillojnë dhe frymëzojnë ekipet e tyre. Kjo
kornizë lidershipi mbështet fuqimisht kulturën e kompanisë dhe vazhdon të
inspiroj çdo atlet dhe individ, në të gjithë botën.
© BalkanSport Të gjitha të drejtat e rezervuara