Për vrapuesit e vërtetë,
temperaturat e larta nuk janë një arsye që të ndërpresin rutinën e tyre.
Midis ditëve të gjata, shumë vrapues
përjetojnë një valë motivimi ndërsa afrohet vera, por kur dalin në pjesën më të
nxehtë të ditës situata fillon të vështirësohet. Pra, si mundet një vrapues të përfitojë
nga sezoni më i nxehtë, pa u bllokuar nga temperaturat e larta?
Më poshtë gjeni disa këshilla dhe mjete që do t'ju ndihmojnë
të vraponi, përfshirë mënyrën se si të përgatiteni dhe çfarë të vishni.
Çfarë duhet të dini
rreth vrapimit në mot të nxehtë.
Mos prisni të dehidratoheni. Nëse po planifikoni një vrapim
veror, fillojeni ditën tuaj me hidratim shtesë. Pini disa gota shtesë ujë kur
të zgjoheni dhe kushtojini vëmendje marrjes së ujit gjatë gjithë ditës për të
qëndruar të hidratuar. Disa vrapues përdorin pije sportive ose xhel energjie
për të rritur elektrolitet e tyre, të cilat ndihmojnë trupin të përdorë dhe të
mbajë lagështi në mënyrë më efikase. Sigurohuni që të merrni mjaftueshëm kalium
dhe natrium nga dieta juaj.
Skeduloni vrapimet tuaja për pjesën më të ftohtë të ditës -
provoni herët në mëngjes ose në mbrëmje kur dielli ka perënduar. Kontrolloni
parashikimin e motit dhe përpiquni të shmangni vrapimin gjatë pjesës më të
nxehtë të ditës, e cila zakonisht është pasdite.
Gjeni vende të freskëta. Vera është sezoni më i mirë për të
eksploruar parqe dhe shtigje lokale. Zonat me hije, të pyllëzuara dhe pistat me
zhavorr priren të qëndrojnë më të freskëta se trotuaret e asfaltit pranë
trafikut. Zbuloni vendet e afërta me pemë, bar dhe shtigje të paasfaltuara për
të vrapuar në ditë të nxehta.
Bllokoni rrezet e dëmshme të diellit. Sigurohuni të
mbuloheni me krem dielli rezistent ndaj djersës dhe një kapelë.
Veshjet për vrapimin
në nxehtësi.
Veshjet e duhura për vrapim në mot të nxehtë kanë gjithçka që
ju nevojitet për të qëndruar të freskët. Bluzat e lehta, pantallonat e shkurtra
me panele rrjete për ajrosje dhe pëlhurat e holla që avullojnë djersën janë
domosdoshmëri.
Si marka më e madhe në botë dedikuar sportit dhe performancës
së lartë, adidas kujdeset të sjellë për të gjithë ju, veshjet, atletet dhe
aksesorët më të mirë, si motivuesit kryesorë gjatë ditëve më të veshtira.
Ja çfarë sugjerojmë:
Me disa përgatitje dhe veshjet e duhura, vrapimi mund të
kthehet në argëtim edhe në ditët më të nxehta. Filloni ngadalë dhe përfitoni
nga mëngjeset dhe mbrëmjet kur moti është pak më i freskët. Shumë shpejt, vera
mund të bëhet një nga sezonet tuaja të preferuara për të vrapuar.
Ju mirëpresim në të gjitha pikat e autorizuara adidas për t’ju
njohur me koleksionet më të fundit të veshjeve për vrapim.
adidas | Impossible is Nothing
© BalkanSport Të gjitha të drejtat e rezervuara