Futbolli nuk është imun ndaj padrejtësive, paragjykimeve dhe
diskriminimit. Përkundrazi, është një pasqyrë e problemeve që hasen në shoqëri.
Por të luash futboll mund të përmbajë edhe antidozën e problemeve sociale. Në një
studim të bërë së fundmi, 99% e pjesëmarrësve besonin se futbolli është një
forcë pozitive në ndryshimin e botës.
Futbolli është një sport që luhet në ekip dhe ne kemi nevojë
për një ndjenjë të fortë ekipi tani më shumë se kurrë. Humbja e futbollit gjatë
pandemisë vetëm e ka rritur fuqinë e tij për të na bashkuar dhe për të sjellë
gëzim.
Berlin, Gjermani: Të
luash futboll për të rritur vetëbesimin.
adidas dëshiron të heqë stereotipet dhe të formojë një botë
futbolli më gjithëpërfshirëse.
Një nga organizatat që ata po mbështesin është SCORING GIRLS,
themeluar nga Tugba Tekkal, një ish-lojtare profesioniste në Gjermani. Tugba
është dikush që ka provuar fuqinë transformuese të futbollit. E lindur në
Gjermani si vajza e refugjatëve Kurdë, ajo u përball me diskriminimin e shoqërisë.
Si rezultat, ajo nuk kishte vetëbesim në shkollë dhe u bë shumë introverte.
“Para se të filloja
të luaja futboll, isha shumë e ndrojtur dhe e kujdesshme. Kur futbolli hyri në
jetën time gjërat ndryshuan. Suksesi në sport më bëri të besoj te vetja dhe
talentet e mia, dhe kjo ndikoi në të gjitha fushat e tjera të jetës në një
mënyrë shumë pozitive. U bëra shumë më e hapur, bëra më shumë miq dhe përmirësova
rezultatet në shkollë,” shprehet Tugba.
Projekti SCORING GIRLS u ofron vajzave, pavarësisht prejardhjes
së tyre, statusit socio-ekonomik apo besimit, mundësinë për të punuar së bashku
duke luajtur futboll, për të identifikuar pikat e forta dhe pasionet e tyre.
"Kur isha fëmijë prindërit e mi nuk më lejonin të luaja
futboll, sepse ata mendonin se ishte sjellje e pahijshme për një vajzë. Ndërsa
punoj me vajzat te SCORING GIRLS, unë shoh vajza të reja që zhvillojnë më shumë
vetëbesim për shkak të futbollit çdo ditë.”
Paris, Francë: Fusha
Pogba e mundësive.
Ekipi adidas Football është bashkuar me legjendën franceze
të futbollit Paul Pogba për të ndërtuar një fushë të re futbolli në
Roissy-en-Brie, qytetin ku Pogba u rrit.
“Mund të shoh veten time 20 vjet më parë, këtu, duke luajtur
futboll me miqtë e mi. Do të kisha dashur të kishim këtë fushë loje dhe jam
vërtet i bindur se kjo do të frymëzojë brezat e rinj, " thotë Paul Pogba.
"Ndërsa disa e
shohin si një fushë të thjeshtë futbolli, unë e shoh si një fushë që ofron
mundësi të pafundme".
© BalkanSport Të gjitha të drejtat e rezervuara